• |
ide | kryesore

Presidenti francez kërkon heqjen e embargos ndaj Katarit

Arkiva, Planet
mcrn.jpg



Emmanuel Macron kërkoi sot që embargo e vendosur ndaj Katarit të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky mesazh u dha nëpërmjet një komunikate të Elizezë, pas përfundimit të një takimi mes Macron dhe emirit të Katarit, sheikut Tamim Al Thani.

“Presidenti francez kërkoi që masat e embargos që prekin popullsinë e Katarit, në veçanti familjet dhe studentët, duhet të hiqen sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në këtë komunikatë.

“Macron dhe emiri biseduan për krizën që është duke vazhduar mes Katarit dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme. Presidenti i republikës shpreh shqetësimin e tij përballë tensioneve që kërcënojnë stabilitetin rajonal, duke penguar një zgjidhje politike të krizës dhe efikasitetin e luftës së përbashkët kundër terrorizmit”, thekson presidenca franceze.

Që prej tre muajsh, Katari është nën një embargo nga fqinjët e tij të Gjirit, mes të cilëve Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, që e akuzojnë se mbështet terrorizmin.