• |
ide | kryesore

SHBA i kërkon Kinës dhe Rusisë të veprojnë kundër Koresë së Veriut: Aksione direkte

Arkiva, Planet
nktest.jpg



Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë së Veriut.

Kjo kërkesë e SHBA-ve vjen pas provokimit të rradhës të vendit komunist, që sot lançoi raketën e dytë balistike mbi Japoninë.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson vuri theksin tek lidhjet e Kinës dhe Rusisë me Korenë e Veriut dhe kërkoi nga këto dy vende që të mos tolerojnë veprime të tilla.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme. Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane.

Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lancime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte.” – u shpreh Rex Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë teksa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë për lançimin e fundit verikorean, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe koreanojugorë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara. /LAPSI.AL/