• |
ide | kryesore

Si po i përdor Erdogani telenovelat turke për pushtetin e tij

Arkiva, Planet
Recep_Tayyip_Erdogan-Sultan_Sulejman-magnificent-century-nationalturk-0455.jpg



Trashëgimia osmane si e plotë nuk i intereson pushtetit aktual të Erdoganit, por ai merr vetëm pjesëzat që i duhet për të nndërtuar rrëfimin e tij. Ky është konkluzioni i një analize të gjatë të Oliver Schmidit i njohur në Shqipëri si biografi kontrovers i Skënderbeut. Në një shkrim për gazetën zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” dhe të shqipëruar nga Enver Robelli, historiani austriak mëton të rrëfejë përdorimin që po i bën historisë së perandorisë otaoane, presidenti autokrat i Turqisë së sotme. “Kur vizitojnë krahinat e dikurshme të Perandorisë Osmane, politikanët udhëheqës turq të partisë qeverisëse AKP mbështeten në trashëgiminë e kësaj Perandorie: në vitin 2009, ish ministri i jashtëm Dautollu tha në Bosnjë se Perandoria paskësh qenë një histori suksesi, e cila duhet të përtërihet. Në vitin 2013 Erdoani deklaroi në Prizren se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë.
Në vitin 2015 ushtarët turq i sollën nga Siria në Turqi eshtrat e Osmanit – gjoja gjyshit të themeluesit të dinastisë. Aktet e tilla e shoqërojnë ndikimin turk në rritje në politikën, ekonominë dhe shoqëritë e shteteve pasardhëse të Perandorisë në Ballkan dhe në
Lindjen e Afërt. Por, deri më tani Turqia nuk e ka formuluar një doktrinë të vërtetë neo-osmane për politikën e jashtme” shkruan Schmid. Si ilustrim të këtij përdorimi ai merdh dhe telenovelat turke.
«Fatih Pushtuesi» quhet një film i xhiruar më 2012, prodhimi i të cilit ka kushtuar 16 milionë dollarë dhe kësisoj është ndër projektet më të shtrenjta kinematograke të Turqisë moderne. Me imazhe opulente dhe animacione kompjuterike filmi lartëson pushtimin e Konstantinopojës nga ana e Sulltanit osman Mehmetit të II-të më 29 maj 1453. Kur nisi të shfaqej në kinema, vëzhguesit perëndimorë u habitën me deformimin e hapur të historisë dhe me nëntonin e fuqishëm islamik të filmit.
Njëkohësisht seria televizive turke «Shekulli i madhërishëm», e njohur edhe si «Sylejmani i Madhërishëm», «pushtoi» shikuesit në 47 vende të
Ballkanit dhe të Orientit. Ajo prezanton një pamje opulente të Perandorisë së shekullit të ‘16.
Në retrospektivë kjo mund të kuptohet si instrumentalizim i së kaluarës Perandorake nga ana e islamistëve që sundojnë në Ankara.
Parulla e tyre është neo-osmanizmi, me të cilin shpesh përshkruhet politika e AKP-së qeverisëse. Kjo parullë ndërlidhet me ish-ministrin e Jashtëm Ahmet Dautollu, por edhe me propagandën e AKP-së brenda vendit” thotë autori. 
Ai nëbvizon edhe se Erdoanit i pëlqen krahasimi me Sulltan Abdylhamitin e II-të. “Ai ka qenë «delja e zezë» e Turqisë kemaliste dhe tani po rehabilitohet nga AKP-ja: një autokrat që sundonte në mënyrë absolute, i cili shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1867, i cili mbështetej plotësisht në aparatin e sigurisë dhe islamin e mobilizoi si resurs politik, duke e shfrytëzuar statusin e tij si kalif në kuptim të pansilamizmit për të siguruar pushtetin e tij kundër nacionalizmave në lindje e sipër të myslimanëve (arabëve, shqiptarëve, turqve, kurdëve).
Në sundimin e tij mes viteve 1894 dhe 1896 u kryen masakrat e para të mëdha kundër popullsisë armene me dhjetëra-mijëra të vrarë. Erdoani e sheh veten si Abdylhamit të ri.
Propaganda thotë se kundërshtarët e Sulltanit janë edhe sot armiq të Turqisë: reformatorët e orientuar drejt Perëndimit, prej të cilëve u zhvilluan kemalistët, dhe fuqitë perëndimore.
Por, koncepti i historisë i AKP-së në rastin e Abdylhamitit injoron jo vetëm despotizmin dhe vrasjet masive, por edhe shpërbërjen evidente të Perandorisë Osmane, e cila më 1908 rezultoi me një puç ushtarak të të ashtuquajturve xhonturq dhe më 1909 me shfronësimin e monarkut. Perandoria dështoi pikërisht për shkak të atij islamizmi politik, të cilin po e lartëson sot Erdoani” thotë autori që këmbëngul në faktin se presidenti turk seleksionon copëza të historisë për ti përdorur për qëllimet e tij politike. (lapsi.al)

Shkrimi i plotë: http://dialogplus.ch/erdoani-ka-qejf-ti-referohet-sulltaneve-por-kjo-seshte-pune-e-mencur-127335