• |
ide | kryesore

30 fëmijë kanë humbur jetën në aksidente, që nga viti i kaluar

I pakategorizuar
accident-without-car-insurance_1479974698-8126376.jpg



Nga Janari i vitit të kaluar deri në 31 Gusht të këtij viti nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën 30 fëmijë. Ky është bilanci tragjik i raportuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore, e cila ka ndërmarrë një nismë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.

Ngjarjet e rënda kanë lënë të 64 fëmijë të plagosur rëndë dhe 272 me plagë të lehta. Shifrat tronditëse të policisë u publikuan sot bashkë me këshillat për të vendosur rripin e sigurimit dhe nisjen e një fushate gjobash dhe këshillimi në rrugët e Shqipërisë.