• |
ide | kryesore

VIDEO+FOTO/ 15-vjeçari i shënon 2 gola Strakoshës, babai përlotet

Arkiva, Sport
9_1505719598-5743333.jpg



Shtypi italian i ka kushtuar këtë të hënë një vëmendje të veçantë 15-vjeçarit, Pietro Pellegri që luan me Genoa. Ai shënoi 2 gola në portën e Lazio të mbrojtur nga Thomas Strakosha, por skuadra e tij humbi. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishin lotët e babait të tij Marco Pellegri që ka rolin e menaxherit të skuadrës së Genoa. Duke parë të birin të shënojë dopietë ai nuk i ka përmbajtur dot lotët. Pellegri u bë kështu lojtari më i ri që luan dhe shënon 2 gola në Serie A.