• |
ide | kryesore

Kina thirrje Koresë së Veriut të përmbahet pas kërcënimit të Trump në OKB

Arkiva, Planet
usachinanorthkorea .jpg



Kina i bëri thirrje Koresë së Veriut për t’u përmbajtur pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trmp se do të shkatërronte tërësisht vendin komunist, nëse ajo do të sulmonte SHBA-të apo aleatët e saj.

“Situata në gadishull është ende e komplikuar dhe e ndjeshme”, njoftoi sot Ministria e Jashme kineze.

“Ne shpresojmë që të dyja palët të përmbahen dhe të ndërmarrin masat e duhura për të ndihmuar në lehtësimin e tensionit dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për t’u kthyer në rrugën e negociatave për çështjen bërthamore të gadishullit” – shkruhej në deklaratën e Ministrisë.  

Në fjalën e tij të parë dje në OKB, Donald Trump paralajmëroi Phenianin se nëse SHBA-ja do të jetë e detyruar të mbrojë veten apo aleatët e saj, ata nuk do të kishin zgjidhje tjetër përveçse të shkatërronin plotësisht Korenë e Veriut.

Trump tha se “njeriu raketë” (Kim Jong-un) ishte përfshirë në një mision vetëvrasës si për veten, po ashtu edhe për regjimin e tij. /LAPSI.AL/