• |
ide | kryesore

Rrëmbyen dhe burgosën biznesmenin italian, çfarë vendosi gjykata për shqiptarët

I pakategorizuar
banesa .jpg



Gjykata Supreme në Itali ka konfirmuar dënimin me 12 vjet burg për Emiliano Shotën, shqiptarin 27-vjeçar i cili ishte pjesë e bandës që më 16 dhjetor të vitit 2012, në sajë të shpërblimit kishte grabitur vilën e një biznesmeni të njohur ne Lerici, Andrea Calevo, pronar i kompanisë së ndërtimit Calevo Nestor & Son Ltd, themeluar 120 vjet më parë nga stërgjyshi i tij.

Ai ishte pjesë e një grupi kriminal të formuar nga dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë tashmë në paraburgim, Fabjon Vila dhe Simon Halilaj, dhe sipërmarrësi italian Pierluigi Destri, tani 75 vjeç, i cili konsiderohet si koka e bandës. 75-vjeçari u dënua me 30 vite burg korrikun e kaluar nga Gjykata e Kasacionit.

Biznesmeni Andrea Calevo u rrëmbye natën e 16 dhjetorit 2012 nga tre persona të armatosur. Ai u nxorr jashtë vilës së tij nën kërcënimin e armës. Shqiptarët i lidhën nënën e tij në karrige. Ata e detyruan që të tregonte vendin ku fshihte paratë, duke i marrë 3000 euro para, çeqe, dokumente dhe bizhuteri.

Pas vjedhjes, banda e mori në makinë biznesmenin dhe e kishin lënë të lidhur pranë zonës, në vilën “Pierluig”.

Policia zbardhi qindra telefonata për të gjetur dhe për të liruar biznesmenin italian.