• |
ide | kryesore

Masakrohen me thika aktivisti sirian dhe vajza e tij në Stamboll

Arkiva, Planet
istambul .jpg



Një aktivist sirian në Turqi dhe vajza e tij gazetare u gjetën të vdekur nga goditjet me thikë, në apartamentin e tyre në pjesën aziatike të Stambollit.

Sipas Anadolu Agency, trupat e 60 vjeçarit, Arouba Barakat, dhe vajzës së tij 22 vjeçare, Hala Barakat, janë gjetur dje pasdite, pasi kolegët kishin lajmëruar se gazetarja nuk është paraqitur në punë.

Një media tjetër turke raporton se Aurouba Bakarat po hetonte mbi torturat në një burg të udhëhequr nga qeveria siriane.

Aktivistët sirianë të opozitës, thanë se Arouoba Barakat ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, një grup opozitar me bazë në Stamboll, që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad.

Nacionalistët kurd të Sirisë, kanë akuzuar Këshillin Kombëtar Sirian se është nën ndikimin e madh të Turqisë.