• |
ide | kryesore

STUDIMI/ Zbulohen shkaqet pse shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën që bëjnë

I pakategorizuar


Një sondazh mbi nivelin e kënaqësisë në punë është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë. Anketa u bë e mundur nga EP& Partners Consultancy shpk (EPPC) me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë aktualisht një pozicion pune në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovë.

Në sondazhin mbi kënaqësinë u përfshinë 1429 persona.

Erald Pashaj, nga EPPC shpjegon se çdo pjesëmarrës iu përgjigj 12 pyetjeve gjithsej, nga të cilat 7 kishin të bënin me ndarjen demografike dhe 5 me përceptimin e të anketuarve mbi punën.

Pyetjet e lidhura me punën, isin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë në institucion apo kompaninë që ata punojnë.

Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosocë, u pyetën sa ishin të kënaqur nga puna aktuale dhe sa shanse kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Prej tyre 53% janë të pakënaqur, 11% shumë të pakënaqur, 30 % të kënaqur dhe 7% shumë të kënaqur.

Kështu, në Shqipëri dhe Kosovë, kjo shifër arrin në 64 %.Ndërsa në botë, 48% e të pyeturve nuk janë të kënaqur me punën që bëjnë.

Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Sikurse tregohet edhe në grafikët e detajuar, kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta dhe kryesisht atyre që janë më të rinj”.

Z.Pashaj evidenton edhe faktin se 52% e të anketuarve mendojnë të kërkojnë punë të re.Nga sondazhet në botë shifra e atyre që kërkojnë punë të re është pak më e lartë në 55 %.

Nga 12 arsyet e ofruara për të kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë një punë të re, rezulton s epaga është faktori më i rëndësishëm.

Aspekti financiar është mjaft i rëndësishëm siç mund të shihet nga fakti se është arsyeja  kryesore pse të anketuarit kërkojnë punë të re njëkohësisht më të kënaqur nga puna janë ata që kanë rroga më të larta.

Por paga nuk është çdo gje.Pjesëmarrësit në sondazh rëndisin pesë aspektet më të rëndësishmë të punës: vlerësimi për punën që bën, aspekt që e konsiderojnë të rëndësishëm, 71% e të anketuarve.

Gjithastu, cilësohen prej të anketuarve si të rëndësishme, dhe aspekte të tjera si respektim i punonjësve në punë, siguria si dhe atmosfera në vendin e punës.

Dukuri serioze që u vërejt në sondazh ishte mosrespektimi i Kodit të Punës në Shqipëri dhe në Kosovë.

Të anketuarit shprehen të pakënaqur për faktin se një numër i tyre nuk kanë kontrata pune dhe aty ku kanë, në disa raste nuk respektohen.

Një tjetërr shqetësim i shprehur është orari i punës i zgjatur dhe i papaguar si dhe mungesa e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave të fundvitit.