• |
ide | kryesore

Flet Basha nga “ngujimi” në Kuvend: Qëndresa do të vazhdojë, këto janë 2 kushtet tona

I pakategorizuar



Opozita ka vendosur “të ngujohet” brenda sallës së Kuvendit. Kreu i opozitës Basha dhe deputetët demokratë ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lëvizin nga aty, nga friksa se po dolën Lulzim Basha nuk do të lejohet të futet më brenda, pas përjashtimit të Ruçit.

Shkak për agravimin e debateve u bë çështja e reformës zgjedhore, debate të cilat e ndërprenë plot 5 herë seancën. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ajmëroi se seanca tjetër do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë që duket se demokratët do të presin të “ngujuar” deri në atë orë. 

Ka qenë vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili në një intervistë telefonike për “Gazetën Shqiptare” tha se opozita ka ndërmend të bëjë që zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.

Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo! Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.” – tha Basha përmes telefonit.