• |
ide | kryesore

Lëvizja për Ringritjen e PD i dorëzon Bashës platformën

I pakategorizuar



Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike iu drejtua dje edhe formalisht kryetarit Lulzim Basha dhe forumeve të tjera të partisë për atë që ajo e quan zgjidhje të krizës së forcës së tyre politike. Platforma e miratuar të martën në mbrëmje nga një numër i madh personalitetesh dhe përfaqësues të saj u dorëzua zyrtarisht nga Valbona Mezini, një ndër mbështetëset kryesore të saj, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike.

Platforma parashikon bashkimin dhe ringritjen e PD përmes një procesi zgjedhor korrekt, me garanci të mjaftueshme, i cili do të legjitimojë të gjitha institucionet e partisë dhe do të korrigjojë shkeljet e rënda dhe pasojat që ato sollën në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kërkesa u dorëzua dje pasdite, vetëm një ditë pasi platforma u shpall publikisht nga mbështetësit e saj. Tani pritet se cili do të jetë qëndrimi dhe përgjigja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me këtë lëvizje brenda kësaj force politike.