• |
ide | kryesore

“Told ya” e Dafina Zeqirit tërheq vëmendjen e “V Magazine”

I pakategorizuar



Dje është lançuar klipi i ri i Dafina Zeqirit dhe është shoqëruar me shikime e komente të shumta. Këngëtarja është shpërngulur prej kohës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po tenton një karrierë muzikore atje. Duket se ky klip ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “V Magazine” në të cilën është publikuar një artikull me titull “Dikush duhet t’ju ‘kishte folur’ për Dafinën”, bashkangjitur klipit.

Në këtë shkrim përmendet bashkëpunimi me French Montana, se është në hapat e parë të karrierës në SH.B.A si dhe se vjen me një muzikë ritmike. Dafina cilësohet si një artiste e re plot vetëbesim dhe videoja e saj e xhruar nëpër Nju Jork është publikuar ekskluzivisht në këtë revistë. Dafina dhe regjisori i klipit R.Steel kanë shpjeguar se ky klip përcjell një mesazh të veçantë: “Besoni në vetvete dhe mos dyshoni kurrë në të! Njerëzit mund ta ndiejnë energjinë tuaj!

Duke gjykuar nga videoja, kjo është shumë e saktë, përfundon shkrimi i “V Magazine” për “Told ya”.