• |
ide | kryesore

Fotot e para të binjakëve të Jay Z dhe Beyonce (Foto)

I pakategorizuar



Familja Carter është fotografuar e plotë për herë të parë. Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar me binjakët Rumi dhe Sir, si edhe me Blue Ivy, në New York. Dy prindërit janë fotografuar në një fushë helikopterësh, ku babai mbante një nga vogëlushët në mbajtësen e fëmijëve, ndërsa vogëlushi tjetër qëndronte te njëri nga punonjësit. Jay Z kishte veshur një kostum sportiv gri, të shoqëruar me një kapele të zezë. Nga ana tjetër Beyonce dukej e mrekullueshme me një kostum blu dhe të kuq të shoqëruar me një palë këpucë të bardha. Ndërsa Blue Ivy ishte veshur me një stil të veçantë, me një kostum të shoqëruar me syze rozë.