• |
ide | kryesore

Organizata kundër Armëve Bërthamore fiton Nobelin për Paqe

I pakategorizuar



Këtë të premte Akademia Norvegjisë shpalli fituesin e Cmimit Nobel për Paqe fitues eshte Organizata kundër armëve bërthamore njohur si ICAN. Juria vlerësoi se ICAN risolli në vëmendje pasojat dhe kërcënimin që paraqesin armët bërthamore. Zëdhënësja e jurisë Reis Andersen u shpreh se ne jetojmë në një botë ku rreziku nga armët bërthamore nuk ka qënë asnjëherë më shumë se kurrë kaq i lartë duke përmendur edhe kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut e cila herë pas here ndërmerr teste bërthamore duke shtuar tensionet në arenën ndërkombëtare. 

Fushatës ndërkombëtare për cmontimin nga armët bërthmore i janë bashkuar organizata nga 100 shtete të ndryshme të botës. Në pese vitet e fundit  ICAN ka kontribuar për të patur një botë pa armë bërthamore, duke e konsideruar si drejtimin e ri të globit. Komiteti i cili dha çmimin Nobel për Paqe u bëri thirrje të gjitha shteteve që posedojnë armë bërthamore që të nisin negociatat për të eliminuar 15000 armë nukleare që gjenden në botë. ICAN ka qenë aktori kryesor i shoqërisë civile në përpjekjet për të arritur çarmatosjen nga armët bërthamore.

Për vitin 2017 për çmimin Nobel për Paqe u nominuan 318 kandidatë. Ndër kandidatët përmendim Presidenti i SHBA Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, Kancelarja Angela Merkel, Papa Francesku, Editori i gazetës turke Cumhuriet, Can Dundar,UNHCR, Ministri i jashtëm iranian Javad Zarif,Shefja e Politikës së Jashtme në BE Mogherini,Eduard Snoëden i cili zbuloi informacione sekrete të qeverisë amerikane dhe sot jeton në Rusi si dhe Mbrojtja Civile Siriane njohur ndryshe si Helmetat e Bardha ,të cilët kanë shpëtuar më shumë se 99.000 jetë në Sirinë e mbërthyer nga lufta. 
Mes emrave të tjerë raportohet se të nominuar ishin Julian Assange,Leonardo Di Caprio,blogeri Raif Badaëi.