• |
ide | kryesore

Punoi si prostitutë në Belgjikë, prokuroria i sekuestron shtëpitë në Vlorë

I pakategorizuar



Një grua me inicialet E.R që dyshohet se punoi si prostitutë në Belgjikë është bërë objekt i hetimeve të prokurorisë së Vlorës, për shkak se nuk justifikonte dot pasurinë.

3 apartamente, me vlerë të përafërt rreth 200 mije euro, kanë qenë të regjistruara në emër të shtetases E. R.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të tre apartamentet janë sekuestruar me dyshimet se “kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetësja E. R, nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).