• |
ide | kryesore

Ilir Meta shfaqet me pistoletë në dorë (FOTO)

I pakategorizuar



Presidenti i Republikës Ilir Meta është shfaqur sot me pistoletë në duar teksa ndodhej në një poligon qitjeje. Fotot janë bërë publike nga njeriu i tij i afërt, analisti dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla.

Ky i fundit shkruan në Facebook se Meta ka marrë 10 në qitje, ndërsa ai vetë notën 9. Ndoshta është rasti, por publikimi i fotove të Metës me pistoletë në dorë vjen pak pas Asamblesë së PS-së, ku Rama hodhi jo pak akuza ndaj LSI-së, partisë së themeluar nga Meta.

Me siguri ky i fundit ka dashur edhe njëherë të demonstrojë ‘forcën’, por kësaj here duke guxuar edhe me armë në dorë.

/LAPSI.AL/