• |
ide | kryesore

Pas ngjarjes së Elbasanit dhe akuzave ndaj tij reagon Qazim Sejdini: Le të flasë drejtësia

I pakategorizuar



Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka folur për herë të parë lidhur me luftën e bandave në Elbasan, të cilat goditën së fundmi dhe Policinë dhe ku u akuzua si i përfshirë edhe dhëndri i tij.

“Le të flasë drejtësia”, – tha Sejdini, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ku ai rezulton i përfshirë prej dhëndrit të tij, teksa ishte duke hyrë në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.  

Dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, sëbashku me personin e shpallur në kërkim tashmë, Suel Çela, dyshohet se kanë goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të Policisë Elbasan disa ditë më parë.