• |
ide | kryesore

Xhafa: Do shihni autoritetin e shtetit brenda 100 ditësh

I pakategorizuar



Policia e Shtetit do të japë rezultate shumë shpejt në luftën kundër krimit.

Ky ishte paralajmërimi i ministrit Fatmir Xhafaj, teks ai prezantoi objektivat në 100 ditët e para të qeverisë përballë Asamblesë së PS-së.

“Në muajt në vijim ne do të flasim për drejtësinë në veprim, për autoritetin real të shtetit dhe luftën kundër krimit dhe grupeve kriminale. Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale”-tha Xhafaj.