• |
ide | kryesore

Vasili: Si po përdoret Rama si marionetë nga oligarkët

I pakategorizuar



Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili reagoi ashpër ndaj vendimit të Edi Ramës për të rikthyer TVSH-në për biznesin e vogël.

Sipas Vasilit, mijëra familje e kanë lidhur fatin me këto biznese, por Ramës nuk i intereson kjo. Ai shkruan në Facebook se Ramës i intereson vetëm të kënaqë dhe pasurojë oligarkët. Sipas tij, kryeministri është kthyer në një marionetë të oligarkisë. /LAPSI.AL/ 

Statusi i Petrit Vasilit: 
Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël.
Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.
TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.
Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.
Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.
Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.
Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shëndrruar në marionetë të oligarkisë.
Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.