• |
ide | kryesore

Prostitucioni në Durrës, “Iris” kap dy tutoret në flagrancë

Arkiva, Të fundit



Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Iris”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur ndalimi i dy grave, të akuzuara për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Siç bëjnë me dije burime nga policia, të ndaluarat janë 57-vjeçarja me iniciale S.S dhe 49-vjeçarja me iniciale T.T, të dyja banues në Durrës.

Dy të ndaluarat janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit kundrejt një pagese të caktuar.

Lidhur më këto ndalime, policia thotë se materialet hetimore I kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të S.S. dhe “Prostitucion” në ngarkim të T.T



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *