• |
ide | kryesore

Rama përdor Nard Ndokën për të rrëzuar filozofinë e Lulzim Bashës

Arkiva, Të fundit



Edi Rama mori një shprehje të Lulzim Bashës si shembull për ta degraduar fjalimin e tij në parlament në një tallje dhe ironi. “Peshkatari është peshku më i madh” tha Lulzim Basha ndërsa fliste në parlament. Duke e zhveshur nga konteksti shprehjen, kryeministrit iu kujtua Nard Ndoka.

“Ai duhet ta hedhi në gjyq Lulzim Bashën për të drejtën e autorit të kësaj shprehjeje filozofike” tha Rama. Në replikën që i bëri Edi Ramës, Basha tha se ishte keqkuptuar, “Ti je peshku i madh, nuk je peshkatari”. Vetë Nard Ndoka është ngritur për të folur në parlament pasi u ngacmua nga Edi Rama. “Edi Rama është nën efektin e kokainës” u shpreh Nard Ndoka që kur pa se Edi Ramës i pëlqenin shprehjet e tij, e krijoi një të tillë aty për aty: Kush pi kokainë, kruhet edhe nxihet! 

Nard Ndoka vuri në dukje se Edi Rama kishte pirë 6 shishe ujë deri tani në parlament dhe sipas tij, kjo ishte pasojë e konsumit të dozave të kokainës.

 

 



1 Comment

  1. Ne kohen e Berishes nuk mund te flisje keshtu! Pasi mbaronte Parlamenti kur shkoje per ne shtepi te dilnin nja kater apo pese tropojane-kosovare dhe te benin per ne spital ,po te ishe me fat! Jane ngritur kembet t’i bien kokes!Kur mendon qe Noka,Ndoka Kryemadhi apo Zonja e pare, sa kane vjedhur, ju ka hyre frika nga Rama! Medioker dhe hajdute vrases dhe krimnele! Mjere Shqiperia me keta politikane PD-LSI qe ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *