• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Zvicra shkodrani i dënuar me 20 vjet burg

Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Policia ka njoftuar sot se ka ekstraduar nga Zvicra shtetasin Arben Mlloja i denënuar me 20 vjet burg për vrasje nga Gjykata e Shkodrës.

Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim: Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim numër 355 datë 3 tetor 2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

Për të njëjtat akuza Mlloja ishte ekstraduar edhe në vitin 2011.

Ngjarja për të cilën është dënuar Mlloja

Arben Mlloja u dënua pasi në 19 janar 2011, rreth orës 14:00, në ambientet e bar restorant “Bexhistani”, në Shkodër, qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin Zamir S., ndërkohë që kishte si qëllim të vriste një person tjetër, i cili ndodhej në tavolinën ngjitur.

Pas ngjarjes Gjykata e Shkodrës e dënoi Mllojën me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale të ‘vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë’, si dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Arben Mlloja u kap në 2 prill të vitit 2011 dhe u ekstradua në 17 gusht të po atij viti, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Po sot Mlloja është sjellë nga Zvicra për të bërë dënimin me 20 vite burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *