• |
ide | kryesore

Turqia sulmon Shqipërinë: Treguat shembull të keq në luftën kundër terrorizmit

Arkiva, Kryesore

Lirimi i shtetasit turk një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit duket se po shkakton një përplasje diplomatike mes Ankarasë dhe Tiranës zyrtare.


Sot ka reaguar përmes një deklarate ambasada turke në Tiranë, e cila thotë se është shumë e zhgënjyer nga dy vendimet, sipas saj skandaloze, të Gjykatës së Durrësit.


Ambasada turke e cilëson këtë rast një shembull shumë të keq të luftës kundër terrorizmit, teksa argumenton pëese shtetasi Muhammet Yasir Aydoğmuş duhet të qëndronte në burg dhe më pas të ekstradohej në Turqi. Ambasada shton gjithashtu se shtetasi turk përbën edhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, pasi ai është një person që akuzohet për terrorizëm. Gjyqtarët që morën vendimin për lirimin e shtetasit turk janë Eda Kaja dhe Petraq Curri.

Ky i fundit është i njohur për publikun edhe si gjyqtari që liroi bosin e drogës të kërkuar nga Italia, Alket Hatija. Siç raportoi Lapasi.al një ditë më parë, për lirimin e shtetasit turk nga Gjykata e Durrësit kishte ndërhyrë edhe Parlamenti Europian përmes një letre të dërguar me uergjencë nga Monica Macoevi. Ajo kërkonte lirimin e Muhammet Yasir Aydoğmuş me argumentin se atij i rrezikohej jeta në Turqi.

Më poshtë deklarata e plotë e Ambasadës Turke në Tiranë.

Së pari, më 8 tetor të dielën, Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe familja e tij u arrestuan për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara turke në Durrës. Ata u përpoqën të kalonin Italinë duke përdorur dokumente të falsifikuara të udhëtimit, që është një krim i dënushem deri në 5 vjet burg sipas nenit 189 të ligjit penal shqiptar. Megjithatë, më 11 tetor 2017, Gjykata e Durrësit vendosi të lironte Muhammet Yasir Aydoğmuş në këmbim të një shume shumë qesharake parash. Padyshim që këto pasaporta ishin produkte të krimit të organizuar transnacional. Pra, vendimi i parë tregoi se përdorimi i pasaportave të falsifikuara që prodhohen nga rrjetet e organizuara kriminale nuk kanë sanksione në praktikë dhe të huajt që përdorin pasaportat false janë të lira dhe të mirëpritura në Shqipëri.

Së dyti, është e rëndësishme që Muhammet Yasir Aydoğmuş akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Megjithatë, përsëri, një gjyqtar tjetër në Durrës mohoi kërkesën tonë për ekstradim me një vendim skandaloz dje (13 tetor). Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me Konventën në fjalë, ku Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e saj dhe e cila është gjithashtu pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh gjyqësor.

 Dhe është gjithashtu një shembull shumë i keq për luftën kundër terrorizmit.

I dyshuari për terrorizëm Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe avokati i tij u përpoqën të politizojnë rastin dhe gjyqtari i Durrësit ra lehtë në këtë kurth. Tani një i dyshuar për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara të cilat ai ka marrë nga kriminelët e organizuar është i lirë në Shqipëri. Ne besojmë se kjo situatë është gjithashtu kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Nëse dyshohet për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara u jepet liria për të udhëtuar në territoret shqiptare, kjo do të thotë se kjo kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai hap rrugën për më shumë të dyshuar për terrorizëm dhe inkurajon të dyshuarit për terrorizëm që të veprojnë dhe të bashkëpunojnë me rrjetet kriminale.

© LAPSI.al 

2 Comments

  1. Ikni mer zgjebarake turq pse do lejojne torturimin e nje profesori ne turqistan gjykata? A e degjuat qe tha edhe KE lirojeni se rrezikon ta vrasin ne Turqi?
    Shume mire qe e kane liruar kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu