• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh mes Robert Pattinson dhe Katy Perry?!

Arkiva, Paparazzi



Robert Pattinson dhe FKA Twigs sapo janë ndarë dhe me sa duket aktori ka filluar të tërhiqet nga Katy Perry. Sipas medias, ata flasin dhe u dërgojnë mesazh njëri-tjetrin në telefon, gjatë gjithë kohës.

Robert Pattinson është shprehur edhe më parë se i pëlqen të kalojë kohë me shoqen e tij Katy Perry, por mos ndoshta miqësia është shndërruar në romancë?

Sipas “HollywoodLife.com”, duke cituar një burim, Perry po ndihmon Pattinson të kalojë periudhën e vështirë që po kalon dhe janë bërë shumë, shumë të afërt.

“Gjithnjë ka pasur një tërheqje të fortë mes tyre, por asnjëherë nuk e kanë kaluar cakun, sepse për aq kohë sa e njohin njëri-tjetrin kanë qenë të përfshirë në histori dashurie. Por, tani, duket se janë të dy beqarë dhe asgjë s’i ndalon ta çojnë këtë marrëdhënie në një tjetër nivel. Vetëm se Robert dëshiron që të jetë i sigurt për hapat që do të hedhë, para se të bëjë ndonjë lëvizje”, – tha burimi për “HollywoodLife.com”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *