• |
ide | kryesore

I ndryshojnë ngjyrën e lëkurës Beyonce dhe Rihannës, fansat shpërthejnë në kritika

Arkiva, Paparazzi



Disa imazhe të personazheve të famshme që janë shpërndarë së fundi në internet na kanë bërë të gjithëve të qeshim. Por për fat të keq, këto foto nuk janë rasti i tyre. Për më tepër, askush nuk është në gjendje të shpjegojë se cili është qëllimi i kësaj.
Dikush mendoi se interneti do të argëtohej kur të shikonte që personazhet e njohur me ngjyrë të errët të lëkurës të kishin lëkurë të bardhë. A duken më bukur kështu?
Ky veprim i nisur për të argëtuar një pjesë të përdoruesve të internetit, në fakt ka bërë që në mediat sociale të shpërthejnë kritikat. Shpesh, personazhet e njohur me ngjyrë të errët, në kopertinat e revistave e kanë më të zbehtë ngjyrën e vërtetë të lëkurës, edhe për shkak të ndriçimit, kështu që nuk kanë nevojë për ta shtuar dozën e ngjyrës së bardhë, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë e hapur racizmi.

Një pjesë e mirë e fansave në rrjetet sociale, pasi kanë parë Rihanna-n dhe Beyonce-n me ngjyrë të bardhë, e kanë konsideruar të pajustifikueshme këtë lojë virtuale. Rihanna dhe Beyonce janë dy prej femrave më të bukura me ngjyrën e tyre, kështu që çdo tendencë tjetër për t’ua ndryshuar këtë nuk i bën ato më të bukura, përkundrazi i shëmton edhe më shumë.

Fansat e Rihanna-s i dolën në mbrojtje yllit të pop-it kur panë në Twitter, (@alexgracious) imazhin e saj me ngjyrë të bardhë të lëkurës, aq më tepër pas statusit: “Rihanna do të dukej shumë më e bukur nëse do të ishte e bardhë”.
Nuk ishte nevoja që vetë Rihanna të thoshte gjë pas kësaj, sepse në vend të saj folën fansat, të cilët i dolën në mbrojtje artistes duke e konsideruar këtë status racist dhe fyes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *