• |
ide | kryesore

Prince Harry dhe Meghan Markle në pritje të fejesës

Arkiva, Paparazzi



Historia e dashurisë mes princit britanik Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle zgjat prej rreth dy vjetësh dhe me sa duket do të përfundojë në kurorëzim.

Media britanike shkroi se Markle pati një takim për çaj rreth një orë me mbretëreshën Elizabeth, në “Buckingham Palace”. Ky takim u konsiderua si një fazë parapërgatitore për zyrtarizimin e fejesës së çiftit, që mendohet të jetë çështje kohe.

Dalja e parë zyrtare e tyre ishte në Kanada, për “Invictus Games”, disa javë më parë.

Aktorja amerikane thuhet se kohët e fundit ka njoftuar produksionin e serialit “Suits”, ku luan prej vitit 2012, se nuk do të jetë më pjesë e sezonit të tetë, një shenjë e qartë që ajo po përgatitet të bëhet pjesë e familjes mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *