• |
ide | kryesore

3 shqiptarë në pranga në Itali si trafikantë droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Karabinierët e Foxhias arrestuan këtë mëngjes 3 shqiptarë, një vajzë dhe 2 të rinj të akuzuar për trafik droge. Në pranga ranë Paola Muhametaj, lindur më 1997, Jurgen Bubeqi (1982) dhe Xhulio Mançe (1991). Ata u prangosën gjatë kontrollit të një shtëpie në zonën e Vaccarella, pas sinjalizimit se disa shqiptarë që banonin aty mund të kishin një sasi të madhe lëndësh narkotike. Në një moment, një nga të dyshuarit tentoi të hiqte qafe një thes të madh plastik plehrash, duke e hedhur përtej gardhit rrethues të shtëpisë. Më pas ai tentoi të arratisej nga dera e pasme. Karabinierët zbuluan se brenda thesit me plehra kishte 4 kg marijuanë. U sekuestruan shuma parash të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës dhe dokumente falso. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *