• |
ide | kryesore

Basha: Cili ishte qëllimi i vërtetë i Ramës me deklaratën para policisë sot

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se dalja e Edi Ramës para drejtuesve të lartë të policisë kishte për qëllim t’u jepte garanci publike kriminelëve se ai ka në kontroll policinë.

Sipas Bashës, Rama po zgjedh të sakrifikojë të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Basha e gjen të vërtetën për gjendjen e policisë së shtetit në përgjimet italiane, të cilat i cilëson si të pa censuruara dhe të pa transformuara nga proganda e Ramës.

DEKLARATA E BASHËS:
Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.
Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.
Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.
Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?
Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.



11 Comments

  1. Seriozisht e ke ti me kto. Ste beson me njeri se i je pershtirosur popullit. Ja 25 qeshor more at qe meritoje

  2. Aman kur do jet ajo dit qe policia te te arresoj per 21 janarin, per rrugen e kombit dhe ato prokuroret mos te jen nga tropoja por te jen njerez qe kan kaluar vettingun dhe e dine cfare quhet fjala drejtesi.

  3. Ja erdhi FBI, apo do thuash edhe per at qe do e blejme? Sic ke then per kedo nderkombetar. Ske faj ti e ke muar te blesh vota gjith jeten sic bere dhe me bashkin, je mesuar te vjedhesh xhepat e qytetarve

  4. Besoj se ky do jet fjalimi jot i fundit o ditezi .pasi me ardhjen e fbi do dalin krimet qe ke bere ti dhe Shkellzeni maskara

  5. Ti si i zgjuar qe je o Zot si i kupton ne ajer keto qellimet hahahha
    Po ti mor qen harrove si urdherove policet qe te vrisnin njerez ne 21 janar?
    Ata police doni ju me Berishen o ditezinj qe ca si keni bere ketij vendi e tani na beni engjellin.

  6. Kur ke filluar te merresh me zbulimin e qellimin e perdorimit te fjeleve, mos i je futur gje letersise e gjuhes shqipe more se na duhesh si lider opozite te beshe ndonje gje te hajrit gjate rruges se gjate qe ke para per te mesuar se dieri tani e ke ndritur.

  7. Po ca po thua mo te keqen. Po ca po pretendon me gjith keto qe thua te erresosh arsyen e shqiptare duke hedh balte ngado e per kedo. Po me i njollosur sec je ti si njeri ska tjeter.

  8. Ne ne shqiperi egziston nje kriminel ai je ti …dhe nese ka njeri qe ka konsumuar vp te ccdo lloj ai je ti per cdrejtesi e ke fjalen qe ka kuptojme dhe ne

  9. Shpresoj te mos jesh kaq i cmendur ne deklarata edhe kur FBI te ndihmoje ne luften ndaj krimit dhe te mos thuash qe edhe atyre ua ka mbullur gojen krimi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *