• |
ide | kryesore

Berisha ironizon Ramën për ‘luftën’ ndaj krimit të organizuar

Arkiva, Lajme



Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të Edi Ramës që bandat e krimit të shkonin në ferr.

Sipas Berishës, kryeministri bëri një mallkim plakash. Berisha ngre pyetjen nëse kjo është mënyrë si luftohet krimi i organizuar.

“Rama kercenon bandat me mallkim plakash: “ne ferr shkofshin te gjithe!!” Kesaj i thone lufte kunder krimit te organizuar!?!? Sb”, – shkruan Sali Berisha.

Gjatë një takimi me punonjës të Policisë së Shtetit ditën e sotme, Rama bëri një mallkim për grupet kriminale, dhe vrasjeve të ndodhura në muajt e fundit. “Po vriten mes bandave, në ferr shkofshin të gjithë, por mos rrezikojnë qytetarët e pafajshëm”, u shpreh kryeministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *