• |
ide | kryesore

Fshihte drogën poshtë urave, pranga të riut në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Korçë u arrestua një 29-vjeçar pasi dyshohet se ishte posedues i një sasie droge që u gjet dje poshtë një ure në Korçë. Sipas policisë, në pranga është vënë Gjergji Tallko.

Përveç 22 kg e 500 gr lëndë narkotike, gjatë kontrollit në makinën dhe banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën edhe 233 gram kanabis.

Dyshohet se shtetasi i mësipërm mund të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 gr mbetje bimore të Cannabis Sativës. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *