• |
ide | kryesore

Lojtarët e Skraparit rrahin arbitrin, ndërpritet ndeshja

Arkiva, Sport



Ndeshja Skrapari-Elbasani u ndërpre në minutën e 68-të. Kur rezultati ishte 1-0 për Elbasanin vendësit shënuan golin e barazimit, por ai u anulua nga arbitri anësor Xhulio Mani. Sipas Panorama Sport në këtë moment, lojtarët e Skraparit kanë vrapuar drejt anësorit dhe e kanë goditur. Pas konsultimit mes arbitrave është vendosur që ndeshja të ndërpritet. Arbitri anësor Xhulio Mani ka akuzuar lojtarin Gogo të Skraparit për ushtrim dhune ndaj tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *