• |
ide | kryesore

Efekti ‘Katalonja’ ? / Dy referendume edhe në Itali

Arkiva, Planet



Lombardia dhe Veneto po zhvillojnë ditën e sotme një referendum për të kërkuar më tepër autonomi në Romë.

“Aspironi që rajoni juaj të zotërojë forma shtesë dhe kushte të veçanta autonomie?” – Kjo është pyetja drejtuar zgjedhësve lombardë dhe venecianë për t’iu përgjigjur.

Sondazhet paraqesin një avancim të konsiderueshëm të “PO”-së. E paqartë mbetet ende pjesëmarrja.

Këto dy rajone, në mesin e më të pasurave të Italisë, përbëjnë 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) së vendit. Ato renditen gjithashtu në mesin e “më të virtytshmëve” në planin e borxhit, shpenzimeve publike për banor dhe të funskionimit të sistemit të shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *