• |
ide | kryesore

Zbulohet dëshmitarja, zonja që mund të ‘fundosë’ Saimir Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë, që dëshmon lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nuk është më sekret, pasi prej të shtunës për të flitet në media. ABC news disponon të dhënat e saj, por preferon të mos i publikojë, në respekt të moscënimit të sekretit hetimor. Sipas burimeve nga prokuroria ajo ka treguar se nga vinte paprekshmëria e Habilajve.

Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë nuk është më sekret.
Bëhet fjalë për një zonjë, e cila, sipas akuzës dyshohet se është pika lidhëse ndëmjet të kreut të bandës Moisi Habilaj dhe ish-minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
ABC News disponon të dhënat dhe foton e saj, por ka zgjedhur të ruajë anonimatin, duke ruajtuar sekretin hetimor. Për të u fol që gjatë ditës së shtunë, gjatë seancave të Këshillit të Mandateve e imuniteteve të kuvendit, ku u diskutua kërkesa e prokurorisë për heqjen e iminutetit e arrestimin e Saimir Tahirit.
Askush nuk e ka marrë autorësinë e rrjedhjes së emrit të dëshmitares së mbrojtur tashmë nga drejtësia. Në dijeni ishin shumë pak persona, mes tyre tre prokurorët e çështjes dhe njëkohësisht 11 deputetet e kuvendit, antarë të Këshillit të Mandateve.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur për ABC News se dëshmitarja ka deklaruar se paprekshmëria grupit të Habilajve qëndronte tek lidhjet farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm.
Të njëjtat burime saktësojnë se në listen e dëshmitarëve të organit të akuzës së krimeve të rënda, janë edhe 4 persona të tjerë. Këto të dhëna konsiderohen tepër sekret, njëlloj si dëshmirja e mbrojtur të dhënat e të cilës kanë rrjedhur në publik e për të cilat ABC News zgjodhi të respektojë detyrimin ligjor të mospublikimit edhe pse i disponon si të dhëna.
Prokuroria, ka ngritur dy akuza ndaj deputetit Saimir Tahiri. E para është ajo e “trafikut të narkotikëve e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe “korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë”.



4 Comments

  1. Po te arrestoheshin njerezit me desmimtar Sali qeni dhe djali I tij duhej te ishin arrestuar tre here deri tani.

  2. pse se futet Z Sali ishit dhe jeni ne pushtet ????!!! qe te na mbushnit mendjen qe jane fajtore dhe ju jeni per drejtesi por nuk gjeni dot fakte se po te gjenit ju te varni ne litar Dorzoni Ramen kjo do te ishte ne nderin tuaj dhe ti thoni elektoratit tuaj qe doni SHqiperin dhe partin , por ju po zgjidhni Habilajt TU RROJNE MBAJINI ME SHENDET

  3. Nje pyetje?sika mundesi qe te tre prokuroret te jene ngaTropoja,rastesi apo eqellimshme.Edhe njeriu me i humbur ne Shqiperi e kupton se ketu ka dore Saaahallliiiuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *