• |
ide | kryesore

Zbulohet pse dha dorëheqjen Jonida Shehu nga Top Channel (VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Paparazzi

Jonida Shehu është larguar nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Lajmi u njoftua nga vetë moderatorja dhe më pas u konfirmua edhe nga vetë televizionit Top Channel.

Por arsyeja kryesore e kësaj përplasje lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta.

Burime të Lapsi.al thonë se incidenti ndodhi për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin ‘Hera’ të Rezarta Shkurtës. Sipas drejtuesve të Top Channel kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilën Rezarta Shkurta duhej të paguante.

Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1500 Euro Jonida Shehun.  Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.

Lapsi.al sjell më poshtë videon e misionit, ku ka qenë transmetuar edhe kronika e biznesit të Rezarta Shkurtës, ngjarje që solli përplasjen mes Jonida Shehut dhe Top Channel.

Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionit.

“Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”, thuhet në njoftimin e televizionit.

“U ndjeva e papërshtatshme për të vazhdhuar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”, është shprehu gazetarja.

Ndërkohë zëvendësuesja e Jonida Shehut në emisionit e pasdites do të jetë spikerja e lajmeve, Juli Krisafi.

© LAPSI.al  

6 Comments

  1. Sa per pune imazhi, qe nga forma se si u hoq Damiano nga Big Brother u pa mire se kush ishte Top Channel. Ama te ishin keq per 1500 euro me pretekstin se ju be publicitet falas nje gruaje te gjore qe i kane burgosur te shoqin, kete zorr se na e priste mendja. E me pas t’ja kerkonin eurot nje gazetareje, keq me vjen po Top Channel e njollos me doren e vet imazhin qe ka. Mbase ky tv e ndjen se duhet te konkuroje me skandalet e Robertit ne DWM apo me shalet e velinave te Ermalit ne Xing.

  2. Lapsi.al – Jam nje qytetar qe vleresoj medien tuaj! Kam nje sugjerim : Mos bini edhe ju ne batakun ku ka rene shumica e mediave ne kete vend qe trajton si lajm te pare largimin nga nje TV i qeverise te nje drejtuese emisioni duke e bere histori e duke shpjeguar gjera qe shqiptareve ne keto kohe te veshtira nuk i duhen fare. Se nje Jonide iken apo shkon nga Topi te Gopi, kjo nuk ka fare rendesine e lajmit.
    Ju uroj suksese, TUNG!

    1. pse medemek padrejtesite qe ndodhin ne tregun e punes nuk jane me interes per publikun? se edhe po ta kishe te zgjidhur problemin e narkoshtetit, veshtire se do ndiheshe mire ne nje vend ku te gjobit e hedh ne gjyq punedhenesi miljarder per vogelsira si keto. mbase shqiptaret duhet ta kuptojne nje here e mire qe problemet nuk kane rradhe. gjithcka ndodh ne kohe reale dhe prioritizimet e lajmeve jane kondraproduktive.

  3. Po mire me falni, pse duhet te gjobitet prezantuesja dhe jo personi i ftuar duke qene se reklama ka qene per te? Ky eshte absurditeti me i madh qe kam degjuar. Ne rastin konkret, Rezarta duhet te paguante dhe jo Jonida, keto marredhenie percaktohet perpara emisionit, mendoj se arsyet jane me te thella se kaq..

  4. Pse moj Jonida nuk e kuptove qe Rezartes nuk i behet publicitet ? Ate ia bejne vetem portalet jo tv e fuqishme! Kjo Rezi e ka te humbur tani nga drogaxhiu qe ka per burre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu