• |
ide | kryesore

Nesër seanca, votim i hapur apo i fshehtë për Saimir Tahirin?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të mërkurë në orën 10 parlamenti do të mblidhet për të votuar mbi kërkesën e prokurorisë për hetimin dhe arrestimin e ish ministrin Saimir Tahiri. Tashmë këshilli për imunitetet dhe mandatet është ndarë në dy qëndrime me vota të barabarta.
Mazhoranca pranon në raportin e saj vetëm dhënien e së drejtës për të kontrollin në banesë të Tahirit, teksa opozita e konsideron të drejtë kërkesën e akuzës dhe për arrestimin.
Sipas nenit 118 të rregullores së kuvendit në fillim të seancës fjala i jepet deputetit për të cilin prokuroria ka paraqitur kërkesë. Ndërsa më pas paraqitet raporti i Këshillit, i cili nuk debatohet prej parlamentarëve.
Më pas procedura vazhdon me votimin. Pikë kjo që sjell dhe një kontradiktë mes asaj çfarë përcaktohet në rregullore dhe në Kushtetutë,
Në nenin 118, pika katër të Rregullores përcaktohet se Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
Por në nenin 73 të kushtetutës saktësohet se . Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë.
Por për këto çështje ky nen i Kushtetutës përcakton se Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur. Pika këto që duket se do të bëhen dhe një objekt debati mes partive në parlament./ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *