• |
ide | kryesore

Pse i hynë deri në krevat prokurores së Tahirit?

Arkiva, Kryesore, Lajme

Mazhoranca po lufton në dy fronte për të “varrosur” precedentin Tahiri. Afrimi i goditjeve që priten të vijnë nga reforma në drejtësi si dhe thashethemnaja e përhapur për përgjime dhe materiale të tjera kompromentuese i ka bërë bllok socialistët për të dhënë mesazhin se askush nuk mund të “hajë” ndonjërin prej tyre. Dhe mbrojtja është kordinuar në dy fronte. Së pari duke mos i hapur rrugë drejtësisë përmes votimit parlamentar. Dhe se dyti duke denigruar, nëpërkëmbur dhe ushtruar peresion sipas stilit komunisto – berishian mbi prokurorët që duan të hetojnë.
Viktima me e spikatur e kësaj goditjeje me synim të përqëndruar është bërë ditët e fundit prokurorja Elisabeta Ymeraj. Përpos thashethemeve si pd-ste, me origjinë nga tropoja, Ymerajt i janë futur deri në shtratin bashkëshortor. Analizës nuk i kanë shpëtuar as aventurat paramartesore të bashkëshoritit të saj aktual. Dhe për këtë është thirrur në ndihmë një i përdorur i kahershëm i mediave të majtë, ish badigardi i berishës Izet Haxhiaj

“Elisabeta Ymeraj ka qene shoqe e ngushte dhe fakultetit e Argita Berishes. Agron Bajri perpara se te njihej me Elisabeten, ka qene i fejuar me nje vajze nga Tirana, por kur i vellai i te fejuares ka marre vesh se ai merret me trafik femrash, i ka treguar te motres e cila e ka braktisur kete Bajrin. Ai ne shenje hakmarrje ka vrare te vellain e ish- te fejuares tek “Stacioni i Trenit” i referohen mbrojtësit e qeverisë Izetit. Të njëjtave akuza nuk i kanë shpëtuar as dy prokurorët e tjerë. Kështu Besim Hardarmatajt i përmendet origjina nga Tropoja, i kujtohet se është kushëriri i dytë Sali Berishës, dhe akuzohet si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së vogël. Ndërsa Gentian Osmanit  nga Tropoja, i përmendet se ka qenë shok klase i Shkëlzen Berishës (lexo shkrimin poshte).

Por pasi lexon këtë sulm frontal, menjëherë të lind pyetja? Pse këto atake të organizuara? Pse duhet të hyjnë deri në krevatin e një prokuroreje? Pse duhet të merren me origjinën e tyre. Le të imagjinojmë për një çast se ka të vërteta në ato që thuhen për Agron Bajrin, bashkëshortin e prokurores Ymeraj? Po pse duhet të dilnin tani? P{se duhej të përsëriteshin në kor nga mediat e majta? Pse duhej thiirrur në ndihmë një kartë e stërdjegur si Izet Haxhiaj?

Përgjigjja është e thjeshtë. Përpos faktit se shumica qeverisëse është në hall të madh, ka edhe një spjegim tjetër. Sulmi i oranizuar mediatik kërkon të dekurajojë çdo prokuror apo gjyqtar që në të ardhmen do të guxojë të hetojë ndaj ministrave ose deputetëve socialistë.

Paralajmërimi është i qartë: nëse guxoni ta hidhni këtë hap do tju hyjmë deri në krevatin e shtëpisë.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Po mire mor karagjoz, te thuash qe ai tipi ka vra vellane e ish te fejumes eshte me hy ne krevat, o karabush? Ty s’te pelqen koha qe thua pse pikerisht tani? Pse jo pikerisht tani?

  2. Terbimi nga fitorja e sigurt e ps dhe rames ne 2019 dhe 2021 ju ka kthyer ju mediatikasit qe i lepiheni shqupit ne propagandiste pa vlere .

  3. Nuk e kuptova ,kush i paska hy ne krevat prokurores Hadarmataj apo ky kryemasdhi ? Nje gje duhet ta dine edhe prokuroret : duhet te jesh i paster edhe vete kur don te akuzoshe tjeret.Si eshte e mundur akuzon dhe kerkon ta arrestosh tjetrin pa asnje prove vetem pse kushrijte e tij te larget kane shkele ligjin eu dashka te mos zbardhen krimet monstruoze te familjari me te ngushte te Elizabetes. Ore cili eshte ky kriter qe kerkoni ,ne fakt nuk jeni aq naive sa te mos kuptoni se njerzit me kesi CV-ish jane te pakten te lehte te shantazhueshem dhe lehte instrumentalizohen dhe e din dhe e bene me se miri mjeshtri i shantazhit dhe intriges ai qe edhe i solli ne ato poste bashkevendasi i tyre.

  4. Kam edhe nje pyetje per autorin e shkrimit : Mendoni se origjina ,shoqeria e klases dhe gjitha keto jane rastesiNe nje Shqiperi me ma se 3 milion banor u gjeten tre prokurore te krimeve te renda nga i njejti vend dhe me keso lidhjesh me Berishen,ore per bullanje i merrni ju shqiptaret?

  5. Derisa i bes. Per patertine e lajmitoni Izetit qe eshte denuar per vrasjen e konviktorit ne konviktet e mjekesise dhe eshte denuar per kete ne kohen e xhaxhitPerse nuk saktesimin e bere ne shtyp se Osmani eshte nga Kruja ndersa Berisha ka thene se nuk asnje lidhje fisnore sahoqerore etj me Hajdarmataj

  6. He mor Bushat ke filluar ti kthesh borxhin xhaxhi Sales… i ferkon ‘koqet” ashtu sic ti ferkonte kur ishe kalama para gjysh Hysniut… hahaha sa lezet te ka kjo hipokrizi

  7. Bravo komenti – I pa emer – , Prokuroret jane nga Tropoja e Berishes ashtu sikur dhe Antimafia italiane i ka te gjithe tropojane…

  8. po pse cka po te jene nga Tropoja? Un ejam vete nga tirana po une i respektova deri ne max qe te tre prokuroret. Mos me pyesnio pafe pse? ashtu ma krijuan ndjesine. Keto socialistet bejne sikur eshte fenomen i rralle qe ne 2 mil apo me pak popullsi te njihesh m edike…Nje dite kam pare nje emison TE PAEKSPOZUARIT: Ju socialiste te nderuar shihni ke kishit ne studio:
    Pellumb Xhufin-dhender i Luan omarit i cili vete eshte nip direkt i enver hoxhes
    Virgjil Kulen-dhender i Rita Markos
    Fatos Lubonja-djale i Todi Lubonjes
    Andi Bushati- nip i Hysni Kapos

    Po keta , keta sju duken lidhje me ish pushtetin komunist????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu