• |
ide | kryesore

Furgoni rrokulliset disa herë, aksident i rëndë në autostradë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Citypark.

Një automjet, tip furgon, ka humbur kontrollin  dhe për pasojë është rrokullisur disa herë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë një qen të ngordhur, por nuk ka arritur të mbajë mjetin nën kontroll.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, është plagosur lehtë. Ai ka dalë i tronditur nga makina dhe ka njoftuar policinë.

Ndërkohe ambulanca dhe makina mbërritën në vendngjarje, ku po nis shqyrtimi i shkaqeve të aksidentit.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Tpz.al, furgoni qëndron edhe në këto momente përmbys në mes te autostradës, duke sjellë kështu vështirësi në qarkullimin e automjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *