• |
ide | kryesore

LSI i kërkon llogari Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka: Pse radarët nuk punuan për 3 vite?

Arkiva, Të fundit
Luan-Rama-1.jpg



Në qendër të akuzave dhe denoncimeve të zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama prej kohësh kanë qenë mosfunksonimii radarëve.

Në një reagim në faqen e tij të ‘Facebook’, Rama shtroi pyetjen e tij se pse ministrja e Mbrojtjes nuk tregon faktin që për tri vite radarë ekzistues nuk punonin. Dy ditë më parë ministrja Olta Xhaçka njoftoi se do të blihen radarë të rinj.

Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!
Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!”
– shkruan Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *