• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë Gjirokastër, policia arreston vrasësin e çiftit Kosta në spital në Tiranë

Arkiva, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka arrestuar 73-vjeçarin Apostol Kostën, i cili ditën e djeshme qëlloi për vdekje Afërdita dhe Aleko Kosta. Edhe pse në gjendje të rëndë në spital në Tiranë, pasi ai qëlloi vetën pas krimit, policia ka vendosur arrestin për 73-vjeçarin.

Konflikti që çoi në vrasjen e çiftit, ka nisur për një barake që 73-vjeçari kishte nisur për të ndërtuar mes shtëpisë së tij dhe kushëririt Aleko Kosta. Edhe pse kjo çështje kishte shkuar në gjykatë, dhe kjo e fundit kishte vendosur pezullimin e punimeve, 73-vjeçari nuk është tërhequr nga ndërtimi i barakës.

Në fillim, ai kishte hedhur një granatë drejt banesës së viktimave, por ajo nuk kishte shpërthyer. Pas kësaj, Apostol Kosta mori automatikun dhe qëlloi 17 herë në drejtim të çiftit, duke i lënë të vdekur në vend. E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të djalit 19 – vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin ajo e kishte nga martesa e mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *