• |
ide | kryesore

Spiropali ia plas Bashës: Uleni qepenin e gojës të gjithë dhe respektoni Kushtetutën e ligjin!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Çështja Tahiri ka shkaktuar një mori akuzash mes mazhorancës dhe opozitës ditët e fundit. Ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ajo që i është përgjigjur deklaratave të Bashës.

Pasi Basha tha se deklaratat politike të asistent Zv.Sekretarit të Shtetit dje dhe ambasadori të SHBA z.Donald Lu so, kanë qenë një goditje për Ramën e dëshpëruar. Ndërkohë i mënjehershme ka qenë reagimi i Spiropalit në mbrojtje të Ramës, duke e quajtur Bashës dhe kampin e tij si “fronti i dëshpërimit”.

Lulzim Basha u perpoq shume por nuk e fshehu dot pengesen ne fyt, pas dy goditjeve te njepasnjeshme qe mori maskarada politike me drejtesine, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot.
Mbeshtetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare).
Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojne Kushtetuten e ligjin)!”
– shkruan Spiropali.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *