• |
ide | kryesore

Numri dy i NATO-s: Ushtria e Kosovës të formohet vetëm me Kushtetutë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka ripërsëritur mesazhin e Aleancës Veri-atlantike, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të bëhet në bazë të procedurave kushtetuese.

Gjatë një vizite në Kosovë, Gottemoeller theksoi se edhe në takime me përfaqësues të institucioneve kanë diskutuar rreth kësaj çështje, porse qëndrimi i NATO-s vazhdon të jetë i pandryshuar se transformimi i FSK-së është çështje e autoriteteve kosovare.

Patëm një takim konfidencial, nuk mund të hy në hollësi por diskutuam shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e sigurinë përgjatë rajonit. Ne diskutuam në të gjitha këto tema, transformimin e FSK-së dhe dua t’iu përçoj një mesazh të cilin e dëgjuat kur sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ishte këtu në shkurt të këtij viti. Ai tha se transformimi i FSK është çështje e autoriteteve te Kosovës që të vendosin. Por në anën tjetër është me rëndësi të jashtëzakonshme që ai transformim të bëhet në pajtim me procedurat e duhura kushtetuese”, tha Gottemoeller, raporton KSP.

Përfaqësuesja e lartë e NATO-s, e pyetur se kur do të mund të shkojë FSK-ja në veri pa lejen e NATO-s, tha se kjo çështje po diskutohet tash sa kohë dhe do të vazhdojë të trajtohet hap pas hapi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *