• |
ide | kryesore

Partitë Popullore Europiane: Edi Rama, stop presionit politik mbi prokurorinë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Grupi i Partive Popullore Europiane i bëri thirrje Edi Ramës të ndalojë presionin politik ndaj Prokurorisë, në mbrojtje të Saimir Tahirit.

Në deklaratën e PPE-së mbi zhvillimet e fundit në vend, grupi i partive thekson se ka ndjekur me vëmendje mënyrën se si, sipas PPE-së, i është bërë presion prokurorisë, në dëm të hetimeve ndaj Tahirit që akuzohet për trafik droge dhe korrupsion.

Sipas deklaratës, PPE mbështet Lulzim Bashën, i cili dënoi presionin politik të Ramës mbi prokurorinë dhe përdori shumicën parlamentare në mbrotje për Tahirin.

Deklarata mbyllet me vënien në dukje të rëndësisë që ka për vendin dekriminalizimi i zyrtarëve të lartë dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Deklarata e Partive Popullore Europiane mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri:

Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi I zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Ahahaha ku e keni gjetur, pash zotin, kete foto!
    Personazhi me teper se me rracen njerezore ngjet me rracen e orangutangeve.

  2. Ca thone keta mo, ne na lusin ketej nga lindja, na kerkon rusia dhe kina per partner strategjike, si ta kene qejfin keta europianet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *