• |
ide | kryesore

Tahirit i morën bizhuteritë e të shoqes gjatë kontrollit të banesës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtëpia e Saimir Tahirit u kontrollua me dyshimet se ish Ministri i Brendshëm fshehu dhuratat që i bënë Habilajt. Për këtë arsye oficerët e policisë gjyqësore mendohet se kanë sekuestruar nga banesa e tij disa bizhuteri të së shoqes. Prezent gjatë kontrollit, veç Saimir Tahirit ishte dhe avokati i tij, Maks Haxhia. Në dosjen e përgjimeve të Habilajve, dy shokët flasin se i kanë dhuruar byzylyk me vlerë 9 mijë euro.

PERGJIMI
“Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.
Moisi: Bënë goxha.
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro…
Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.
Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?
Moisi: Po.
Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?
Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.
Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante.



1 Comment

  1. tallet llalla i ber dhal.bizhuterit tahiri i ka fut tek prapanica e qlbesires rama,ja nxen atij sidomos pas ngjales se metes qe ishte dy metra ne lalez.bizhuterit ja ruan kodheli dihet ku,ajo ndali radaret e lere bizhuterit,ose haki qakos ne prap ..c futur ja ka pse lejoi qe habilajt te kapen ne itali.esht dashur te kujdesej me shum.qelbi rama e flliqesira tahiri e ben evinonin e droges mushkonj e lere bizhuterit ,keto ti bejn morr vagine negjmije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *