• |
ide | kryesore

Bien temperaturat, nis bora në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rajoni jug-lindor i vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Paraditen e së shtunës reshje bore janë regjistruar në zonën malore të Dardhës, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut në zonat më të ulëta. Si rrjedhojë e reshjeve, qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave. Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme, as në aksin rrugor Korçë- Dardhë, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Në pikën turistike të Dardhës janë regjistruar 3-5 cm borë. Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata raportohet normale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *