• |
ide | kryesore

Edhe pse i vdekur George Michael kryeson klasifikimin në Britani me albumin “Listen Without Prejudice”

Arkiva, Paparazzi
george-michael-306600-1-402.jpg



George Michael kryeson klasifikimin në Britani, 10 muaj pas ndarjes nga jeta. Një version i ri i shpërndarë i albumit të tij të dytë si solist, “Listen Without Prejudice Vol 1” është bërë ndër më të shiturat, duke kapur kështu majat e klasifikimit pas 27 vjetësh.

Në vitin 1990 albumi shiti 423.577 kopje, duke kryesuar klasifikimet. Ndërsa tani arriti në 56.000 kopje të shitura.

Michael kryeson me rreth 30 mijë shitje ndaj Pink me “Beutiful Trauma” dhe Niall Horan me “Flicker”.

Pesëshja më e mirë plotësohet me Liam Gallagher me “As You Were” dhe Ed Sheeran me “Divide”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *