• |
ide | kryesore

FOTO/ Pranga shqiptarit që grabiste hotelet më luksoze në Spanjë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se është autor i rreth 50 grabitjeve në dhomat e hoteleve më luksoze. Në pranga ka përfunduar shqiptari 24-vjeçar që shihni në foto, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Ai akuzohet se ka vjedhur lap top-ë, ora dhe telefona në dhomat e hoteleve në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza. Sipas “The Sun” ai përdorte kombinim të kartave si dhe pajisje elektronike për t’u futur në dhomat e hoteleve. Javën e kaluar ai u pikas nga stafi i një hoteli në Magaluf, por pas përleshjes ai arriti të largohej. Policia arriti të arrestojë 24-vjecarin shqiptar si dhe ka sekuestruar edhe pajisjet që përdorte ai për të grabitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *