• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën emigranti shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Viktima është një 46-vjecar shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije ende.

Sic raportojnë mediat në vendin fqinj, makina tip ‘Suzuki’ me të cilën lëvizte shqiptari ka dalë nga rruga në aksin PEO-Lamia-Larisa rreth orës 20:00 të së dielës.

Shoferë të tjerë tentuan t’i vinin në ndihmë shqiptarit, por ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *