Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, do të përballet me 12 akuza, mes të cilave dhe për komplot kundër SHBA-së, pastrim parash, deklarata të rreme dhe mosdeklarim të llogarive jashtë vendit.
Lajmin e konfirmoi prokurori special që drejton hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
“Manafort, i cili mbërriti sot në zyrën e FBI në Uashington, pritet të dalë para drejtësisë” – theksoi zëdhënësi i prokurorit special, Robert Mueller.
Paul Manafort u njoftua ditën e sotme se i duhet të paraqitet para drejtësisë në kuadër të hetimit për çështjen ruse.
“Ky urdhër përfshin gjithashtu Rick Gates, partner i Paul Manafort. Dy personat dyshohen se janë paguar nga Evropa Lindore”, shkruan New York Times.