• |
ide | kryesore

Rama luan kartën e patriotizmit: Ç’donte Partia Demokratike dje në Himarë?

Lajme, Të fundit



Akuzave të Lulzim Bashës për lidhjet e krimit me qeverinë, Edi Rama nuk iu përgjigj djejtpërsëdrejti. Në vend të kësaj teme, preferoi një tjetër. “Çfarë donte Partia Demokratike dje në Himarë?” ishte pyetja e Ramës për Bashën.
“PD duhet t’i tregojë shqiptarëve çfarë shkelje ka bërë qeveria shqiptare në Himarë, në raport me një projekt. Pse u shfaq dje në Himarë pD, të nesërmen e një letre të opozitës greke drejtuar BE, ku cënohen interesat tona” u shpreh Rama, që e bëri veshin shurdh për akuzat e opozitës për lidhjet me krimin.
Një ditë më parë, deputeti Flamur Noka ishte në Himarë duke iu bashkuar shqetësimeve të banorëve të Himarës për prishjet e IKMT-së. Vetë banorët kishin protestuar me flamur grek, por Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se banorët nuk kishin çertifikata pronësie dhe nuk mund të shpërbleheshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *