• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Bashkë me 800 mijë euro u gjet edhe një patentë e gruas së Tahirit

Lajme, Të fundit


Saimir Tahirit i është hapur një çështje e re për të cilën duhet të japë shpjegime. Policia e Elbasanit ndaloi dy ditë më parë 25-vjeçarin Orest Sota. Në makinën e tij u gjendën 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim të mjete motorike ujore në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri. Në njoftimin e policisë nuk saktësohet as vlera e parave të gjetura në mjetin e biznesmenit, por përmendet që bëhet fjalë për një vlerë të madhe parash.
“News 24” raportoi se në makinë është gjendur edhe patenta e bashkëshortes së Saimir Tahirit, gjë që ja shton misterin kësaj historie. Lapsi.al mësoi se i ndaluari Sota ka shpjeguar në polici se ka raporte miqësie me shoferin e Tahirit dhe se ky i fundit i ka harruar këto dokumente në makinën e tij. Për sa i përket shumës së madhe të parave, ai ka deklaruar se i ka marrë nga i ati për të blerë hekur në Elbasan.
Lidhjet e Tahirit me Sotën i shtojnë edhe disa fakte të reja. Ai është pronar i firmës “Eco Construction & Parntners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë dhe ka rikonstruktuar Komisariatin Nr.6 të Policisë në Tiranë. Ndërsa xhaxhi i tij, Vasillaq Sota raportohet se është komandat i RENEA­s nga viti 2015. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *